Kryetari amerikan, Donald Trump, përshëndeti marrëdhëniet shumë të mira me kryetarin e Turqisë, Erdogan

Kryetari amerikan Donald Trump, konfirmoi takimin me kryetarin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan

Kryetari amerikan Donald Trump, konfirmoi takimin me kryetarin e Turqisë, Rexhep Taip Erdogan, javën e ardhshme, në Uashington. Ai planifikon të diskutojë çështjen e Sirisë, terrorizmit dhe përfundimin e armiqësive me kurdët. Presidenca turke konfirmoi se palët zhvilluan një bisedë telefonike dhe Erdogan do të vizitojë Amerikën. Dhoma e Përfaqësuesve miratoi një rezolutë që bëri njohjen e gjenocidit armen nga Perandoria Osmane, duke zemëruar kështu Turqinë që këmbëngul se nuk ka patur gjenocid. Kongresi, përgjithësisht është i pakënaqur me Turqinë për pushtimin e Sirisë dhe deputetët kryesorë kanë akuzuar Trump për lejimin e sulmit ndaj kurdëve sirianë. Aleati kryesor amerikan në mposhtjen e Shtetit Islamik ishte një forcë e udhëhequr nga kurdët në Siri.

Kontrolloni gjithashtu

Marta Kos: BE-ja duhet të vlerësojë në çfarë mase Serbia është ende e sinqertë me rrugën e saj evropiane

Komisionerja evropiane për Zgjerimin, Marta Kos, ka deklaruar se Bashkimi Evropian duhet të vlerësojë seriozisht …