Kryetari amerikan Joe Biden, e ka përshëndetur hapjen e negociatave për anëtarësimin e Shqipërisë e Maqedonisë në BE. Në një deklaratë të lëshuar nga Shtëpia e Bardhë, Bajden thotë se BE po ndërmerr hapa të rëndësishëm për të çuar përpara integrimin e Ballkanit Perëndimor në komunitetin euroatlantik. Në një moment kur Rusia ka shkatërruar paqen në Evropë, është më e rëndësishme se kurrë të mbështesim aspiratën për një Evropë të plotë, të lirë dhe në paqe. Një Ballkan Perëndimor demokratik, i sigurt dhe i begatë mbetet thelbësor për këtë vizion. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një partner i fortë dhe i besueshëm ndërsa ato vende punojnë për të mbrojtur të drejtat e njeriut, për të forcuar reformat demokratike dhe për të mbështetur sundimin e ligjit. Hapat që BE, Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut kanë ndërmarrë ditët e fundit duhet të frymëzojnë të gjithë aspirantët e BE-së në rajon për të rritur angazhimin e tyre për forcimin e demokracive të tyre” ka thënë mes tjerash Joe Biden.
Kontrolloni gjithashtu
Rezoluta për UÇK-në drejt Hagës mesazhi politik i shqiptarëve nga Shkupi sfidon narrativën e Speciales
Një iniciativë politike nga Shkupi pritet të marrë jehonë direkte në Hagë, pasi deputetët shqiptarë …
Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
