leoni

Kryetari Asllanaj: “Deklarata e DKRSM-së ishte shumë normale, pa asgjë të keqe”

Me kërkesë të Këshilltarëve të PDK-së dhe të mbështetur edhe nga subjektet tjera opozitare, të premten është mbajtur mbledhja e jashtëzakonshme e Kuvendit të komunës së Suharekës, me vetëm një pike të rendit të ditës: Debat për situatën e krijuar në KF”Ballkani”. Në këtë takim kësaj radhe morën pjesë edhe kryesia e KF “Ballkani”. Inicuesi i kërkesës për këtë takim, Alush Shala fillimisht ka shpreh shqetësimin e tij lidhur me një deklaratë të Drejtorisë për Kulturë, Rini, Sport dhe Mërgatë e lëshuar për media ku thuhet se ky institucion ndërprenë marrëdhëniet me kryetarin dhe kryesinë e Klubit. Ai gjatë fjalës së tij ka numëruar një mori akuzash në drejtim të Drejtorisë së Kulturës sa i përket mbështetjes dhe ndihmës së KF  “Ballkani” dhe se deklarata e publikuar ne Web faqen e Komunës së Suharekës është e padrejtë dhe tendencioze. Menjëherë pas Kuvendarit të PDK-së ka reaguar kryetari i Komunës, Sali Asllanaj, i cili ka thënë se “Deklarata e DKRSM-së është shumë normale, pa asgjë të keqe. Ne si Komunë vazhdimisht e kemi ndihmuar sportin me aq mundësi dhe me aq buxhet sa kemi, por në asnjë mënyrë nuk muj me pretendua që  jemi indiferent  ndaj lajmeve të këqija që vijnë, lajmet e këqija prekin çdo qytetarë të Suharekës dhe neve të gjithë të pranishmëve këtu. Unë kisha dashur që sot të bisedojmë se si të gjendet zgjidhje për me financua “Ballkanin” edhe më tepër dhe mos të merremi për çështjet që kanë dalë ne opinion. Prapë po them reagimi i DKRSM-së është normal ne nuk mundemi me gjuajt mjete dhe me ju thënë bëni çka të doni”. Rreth këtij debati kanë diskutuar edhe Kuvendarë tjerë si Leonard Shala (VV), Jeton Rrakaqi (PDK), Naim Zenelaj (Nisma), Ardian Kotorri e Arijan Zenelaj (AAK) dhe kuvendarë tjerë. Ndërsa në emër të Kryesisë së KF “Ballkani” ka fol kryetari i Klubit, z. Florim Kryeziu, i cili ka diskutuar gjatë ku ka paraqitur ankesat e tij ndaj mosmbështetjes dhe mos përkrahjes, ai ka dhënë  edhe arsyetimet rreth akuzave që janë bërë ndaj tij dhe kryesisë së klubit, për të cilat tha se nuk janë të vërteta. Pas tij ka fol drejtori i DKRSM-së Nuhi  Llugaxhi.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …