Brickos

Kryetari Asllanaj dhe Arian Zekaj, drejtor në OEA janë takuar me biznesmenë suharekas

Organizuar nga Oda Ekonomike Amerikane në Kosovë, në Suharekë u mbajt një tryezë diskutimi me përfaqësues të bizneseve privat të cilat llogariten të jenë më të suksesshmet në Komunën e Suharekës. Gjatë kësaj tryeze u debatua për shumë çështje që kishin të bënin me zhvillimin e sektorit privat. Kryetari i komunës së Suharekës, z. Sali Asllanaj shprehi mirënjohje ndaj Odës Amerikane, që sipas tij, vazhdon të jetë mbështetëse e madhe e sektorit privat, duke vlerësuar iniciativat e saj, të cilat jo vetëm që u mundësojnë kompanive vendore të shprehin shqetësimet e tyre, por vazhdimisht nxisin vendimet e institucioneve shtetërore prej të cilave përfiton sektori privat. Ndërkaq, Arian Zeka, drejtor ekzekutiv i Odes Amerikane në Kosovë, theksoi zgjerimin e listës së lëndëve të para të liruara nga detyrimet doganore, çështje kjo e ngritur edhe në Komisionin Kombëtar për Zhvillim Ekonomik, si një ndër problemet kryesore me të cilat përballet sektori privat. Ai shtoi se zgjerimi i listës së produkteve të liruara nga sektori privat do të barazonte pozitën konkurruese të prodhuesve vendor në raport me vendet e rajonit, duke argumentuar se aplikimi i TVSH-së në lëndët e para ndikon, mes të tjerash, në çmimet e larta të produkteve të gatshme për shitje apo eksport jashtë vendit. Më pas bizneset lokale në Suharekë, ngritën shqetësimet e tyre, me të cilat po përballën. Bizneset lokale të Suharekës patën mundësi të diskutojnë mbi shqetësimet dhe sfidat me të cilat përballen.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …