leoni

Kryetari Bahtiri bisedoi me një grup prej rreth 100 studentësh të Fakultetit të Arkitekturës

Rreth 100 studentë të Fakultetit të Arkitekturës kanë qëndruar në Mitrovicë, me ç’rast kanë vizituar Qendrën Sportive Multifunksionale “Omnisport”, afër ndërtesës së Komunës dhe fabrikën e kërpudhave në Gushavc të Mitrovicës.

Gjatë qëndrimit në Mitrovicë studentët kanë takuar kryetarin e Komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, i cili i ka shoqëruar ata gjatë vizitës në Fabrikën e Kërpudhave “Hirano Mushroom” dhe ju ka folur për zhvillimin ekonomik të komunës dhe sidomos për fabrikën moderne për prodhimin e kërpudhave. Ai ju ka treguar atyre se si funksionon kjo fabrikë, të cilën ai e kishte premtuar gjatë fushatës zgjedhore për kryetar të Mitrovicës në vitin 2013.

Kryetari Bahtiri ju tha studentëve të katedrës së projektimit të fakultetit të Arkitekturës se është kënaqësi që t’i takosh ata  dhe t’i informosh për punën që po bëhet në komunë për zhvillimin e ekonomik dhe në veçanti për funksionimin e fabrikës më moderne në Evropë për prodhimin e kërpudhave, e cila ka teknologjinë më bashkëkohore që prodhohet në Japoni dhe Korenë Jugore dhe në të cilën deri tash janë punësuar qindra punëtorë.

Studentët kanë vizituar edhe Qendrën Sportive Multifunksionale “Omnisport”, e cila është në përfundim e sipër, për të cilën janë investuar miliona euro donacion nga BE-ja. Kureshtja e studentëve të katedrës së projektimit për këtë objekt ishte shumë e madhe, pasi që në vend nuk ka edhe një objekt të dytë të këtillë.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …