Kryetari Bahtiri kërkoi publikimin e listave për të gjithë borxhlinjtë komunal dhe lirimin e hapësirave publike

Në mbledhjen e Bordit të Drejtorëve, të cilën e kryesoi  kryetari i komunës, Agim Bahtiri, janë shqyrtuar një varg temash të cilat ishin të natyrave të ndryshme, me interes për qytetarët.

Drejtori për Buxhet dhe Financa, Nysret Maxhera, ka thënë se  megjithëse është shtuar inkasimi i të hyrave nga tatimi në pronë, duhet të vazhdohet me realizimin e nivelit më të lartë të inkasimit të mjeteve të planifikuara. Kryetari Bahtiri kërkoi koordinim më të madh në mes të drejtorive për realizimin e planit të përgjithshëm komunal dhe të vazhdohet me publikimin e listave për të gjithë borxhlinjtë komunal.

Po ashtu kryetari Bahtiri ka kërkuar nga drejtori i Urbanizmit, Sami Zeka, informatë rreth lejeve të dhëna për shfrytëzimin e hapësirave publike, kurse nga drejtori i Inspeksionit, Naim Hajra, ka kërkuar që të respektohen më përpikëri lejet e dhëna për shfrytëzim të këtyre hapësirave.

Në  sheshin kryesorë të qytetit rezulton se hapësirat publike vazhdojnë të jenë të zaptuara nga dyqane, lokale apo shitës ambulantë, ku shumë  lokale me  karrige e tavolina kanë uzurpuar trotuaret të planifikuar për kalimin e këmbësorëve të cilët po pengojnë lëvizjen e lirë të qytetarëve e sidomos në këta muajt të verës kur edhe fluksi i lëvizjes së qytetarëve është më i madhë, pikërisht me ardhjen e  mërgimtarëve në Kosovë.

Andaj u kërkua  nga inspektorët që të merren të gjitha masat që asnjë subjekt biznesor apo individual  të mos cenon hapësirat që janë në shërbim të qytetarit, që pengojnë qytetarët të lëvizin lirshëm në rrugët e qytetit, të merren edhe masa ndëshkimore ndaj të gjithë subjekteve që ofrojnë shërbime në rrugën e këmbësorëve apo në hapësirat e gjelbra, deri me gjoba apo konfiskim të mallrave e artikujve që ata tregtojnë.

 

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …