Brickos

Kryetari Bahtiri priti ambasadorin e Japonisë në Austri Koinuma

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur në kabinetin e tij, ambasadorin e Japonisë në Austri, Kiyoshi Koinuma dhe sekretarin e parë të kësaj ambasade dhe përgjegjës për Zyrën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, të cilët i ka njoftuar për gjendjen ekonomike në Mitrovicë dhe për lidhjet e tij afariste me shtetin e Japonisë. Fillimisht kryetari Bahtiri ka shpreh kënaqësinë e tij për vizitën e ambasadorit Koinuma në qytetin buzë Ibrit, duke e falënderuar njëkohësisht për qëndrimin e tij këtu dhe për ndihmën e vazhdueshme dhe të rëndësishme që Japonia ka dhënë për Kosovën dhe Mitrovicën. Ambasadori i Japonisë në Austri, Kiyoshi Koinuma, tha se qëllimi i vizitës në Kosovë është që të njoftojmë pesë komunat e Kosovës për grandet që për to ka nda Qeveria e Japonisë, për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe arsimit.

Pasi e ka njoftuar shkurtimisht për përpjekjet që komuna po bënë për zhvillimin e ekonomik, kryetari Bahtiri i tha ambasadorit japonez në Vjen, Koinuma se ai ka 17 vjet, si biznesmen që jeton e punon në Holandë, ka kontakte afariste më kompanitë e ndryshme e të rëndësishme të shtetit të tij.

“Jam i impresionuar me teknologjinë dhe punën e kompanive nga Japonia dhe Koreja Jugore, me disa prej të cilave shumë të njohura kisha marrëveshje të suksesshme bashkëpunimi. Falë lidhjeve të mira e korrekte afariste me kompanitë japoneze, kam arritur që këtu në Mitrovicë të sjell Kompaninë e njohur për prodhimin e kërpudhave “Hirano Mushroom”, e cila me sukses ka filluar prodhimin. Shpresoj se do të sjellim edhe kompani të tjera të njohura për të investuar në Mitrovicë e Kosovë”, tha ndër të tjera kryetari Bahtiri.

Ambasadori i Japonisë në Austri, Kiyoshi Koinuma, tha se është hera e dytë që e viziton Kosovën gjatë pesë muajve sa është ambasador i Japonisë në Austri dhe është i lumtur që për herë të parë po e viziton Mitrovicën.

Ai tha se para se të takohet me kryetarin Bahtiri ka vizituar urën kryesore mbi lumin Ibër, për të parë nga afër atë dhe punimet që aktualisht janë duke u bërë përreth saj, pasi që ka dëgjuar për problemet lidhur me të, por që shpreson se së shpejti do të kalojnë.

“Qëllimi i vizitës time në Kosovë është që të njoftojmë pesë komunat e Kosovës për grandet që për to ka nda Qeveria e Japonisë, për të ndihmuar zhvillimin e sektorit të shëndetësisë dhe arsimit. Nga këto grande do të ndërtohen ambulanca e shkolla, si dhe do të sigurohen pajisje të nevojshme për këta sektorë”, tha ai.

Ambasadori Koinuma, tregoi edhe për takimin në Ministrinë e Jashtme, me qëllim të vazhdimit të mëtutjeshëm të bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve reciproke të të dyja shteteve.

Ndërkaq, sekretari i parë i ambasadës së Japonisë në Vjen dhe përgjegjës për Zyrën e Japonisë në Kosovë, Mitsunori Ogasawara, pasi dëgjoi nga kryetari Bahtiri për problemet në shëndetësinë e komunës së Mitrovicës, premtoi sigurimin e mjeteve të tjera për blerjen e aparatit të mamografit më bashkëkohor, meqë mungonin këto mjete, pasi që  komuna ka arritur deri tash që të siguroj vetëm rreth 40.000 euro.

Po ashtu, Mitsunori Ogasawara, i tha kryetarit Bahtiri se do të angazhohet në të ardhmen që të siguroj grande dhe investitorë për realizimin e projekteve të ndryshme që do ia paraqet kryetari Bahtiri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …