Kryetari Bahtiri priti investitorin gjerman Jens Reichenbach

Kryetari i komunës së Mitrovicës, Agim Bahtiri, ka pritur Jens Reichenbach,  kryeshef   ekzekutiv të Kompanisë gjermane “IQ-to-Link GmbH”, që shoqërohej nga Rreze Duli, drejtuese e Agjensionit për Zhvillimin Rajonal Veri (AZHVR). Temë e bisedës ishte realizimi një projekti që do të mundësoj punësimin në faza të rreth 300 punëtorëve.

Investitori  gjerman, Jens Reichenbach, i rikonfirmoi kryetarit Bahtiri, se kompania e tij është duke i bërë përgatitjet për fillimin e punëve të një call-center, që sipas parashikimeve mund të bëhet me një korrik të këtij viti.

Kryetari Bahtiri falënderoj investitorin Jens Reichenbach për interesimin e tij për të investuar në Mitrovicë, duke mundësuar punësimin e rreth 300 të rinjve. Ai tha se komuna do të mbështes fuqishëm realizimin e projektit dhe se do t’i kryej me kohë të gjitha obligimet e veta.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …