Kryetari Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh në 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO

Kryetari i Shqipërisë, Bajram Begaj, përcolli sot një mesazh për 15-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në Organizatën e Traktatit të Atlantikut të Veriut. Më 1 prill të 2009, Shqipëria u bë anëtare me të drejta të plota në NATO. Në mesazhin e kryetarit Bajram Begaj thuhet: “Data e 1 prillit të vitit 2009 jetësoi vizionin Euroatlantik të shqiptarëve për të qenë pjesë e Aleancës politiko-ushtarake më të fuqishme të kohës sonë. Ky anëtarësim realizoi aspiratën e kahershme të popullit shqiptar, duke e kthyer atë te përkatësia e vet perëndimore, e mishëruar që në filozofinë e heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit, si strateg i aleancës së parë politiko-ushtarake me Perëndimin. Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO është një ndër datat më të rëndësishme të historisë sonë kombëtare. Mirënjohës ndaj popullit shqiptar, SHBA-ve dhe aleatëve, të cilët mundësuan realizimin e këtij anëtarësimi. Shqipëria në këto 15 vite në NATO ka sjellë më shumë siguri për vendin, rajonin dhe hapësirën Euroatlantike.

Kontrolloni gjithashtu

Antonio Guterres

Bota firmos kundër krimit kibernetik, alarm për liritë e njeriut

Gati 100 shtete u ulën sot në një tavolinë të përbashkët në Hanoi, për të …