Fadil Shyti: PLAKU I MALEVE BAJRAM CURRI I PAHARRUAR NË ZEMRAT TONA!

Ditët e fundit të Tribunit kombëtar, Bajam Curri.
Prej ditësh rrinte në shpellë të Dragobisë dhe rrotull saj.
Pasi i kishte refuzuar të mirat materiale dhe benifitet nga Pashiqi, dhe 50.000 napolona flori nga Zogu, që ta linte luftën,  dhe t’ju bashkohet atyre, Bajram Curri, ishte në pritje të një sulmi final nga xhandarët e Kadri Mehmetit, bashkë me Ceno Kryeziun.
Duke qëndruar në pritje, ashtu i lodhur nga pleqëria, i sëmurë, dhe i pa ngrënë, i bën me shenjë Shefqet Dragës, i thotë ta ngrenë në këmbë.
Pasi ngrihet e vë dorën mbi vetulla dhe thotë: “Ka ra mjegull mbi Kosovë, (sikur ta shihte Kosovën, përtej Morinës).
A ka me u lirue Kosova Bac?
 E pyet Shefqet Draga.
Bajram Curri thotë:
” Po e shoh Diellin që po do me i shpartallue mjegullat dhe do me dalë në Kosovë, por ne nuk do ta mrim atë ditë të bekueme” .
(Nga Shaban Shabani). Marrë nga profili i tij në   fzb.).
-Dy fjalë sa i përket vrasjes së tribunit, heroit të popullit, Bajram Currit:
1.
   Se ku gjendej Plaku, e ka zbuluar agjenti dhe spiuni i Serbisë pushtuese, famëkeqi, Cana Beg Kryeziu.
Një pionier/e, duke dalë në rrugë në Gjakovë, në periferi, ishte nisë me ju dërguar bukën në shpellë, trimave të Plakut.
    “Dikush” , një derëzi e pyet, ku po shkon?
Fëmiu i padjallëzuar dhe jo vigjilent, i thotë po shkoj në mal,   në Dragobi.
Pse po del atje mo…?!
Po i çoj bukën Bajram Currit.
Ai, (budallai, apo spiuni) tregon ku gjendej Plaku. -2
3.
   Tradhtari, Cana Beg Kryeziu, -2
e merr vesh.
Ky ia rrehi telin Komandantit të xhandarëve të Zogut, tradhtarit, Muharrem Bajraktari, një kriminel me damkë, i cili më herët e kishte vrarë në pritë pabesisht me pare të Turqisë, Ramadan Zaskocin dhe të birin, sepse Ramadan Zaskoci e ka vrarë telegrafistin e Maxhar Pashës, një hungarez i cili erdhi nga Evropa me urdhërin për krerët e LSHP, si Sulejman Vokshi, Mic Sokoli e të tjerë që t’u jap lajmin e zi, se Evropa në Berlin ka vendosur që ta copëtoj Shqipërinë në llogari të shteteve pushtuese fqinje sllave….
Krerët e LSHP vranë Maxhar Pashën dhe telegrafistin e tij-2…
4.
   Po i rikthehem si ndodhi vrasja e Bacë Bajramit: pra, Cana Begu ia rrethi telin Muharrem Bajraktarit në Krumë.
Ky organizoi jo shqiptarë, po serbë dhe rusë të Gjeneralit, Vrangel.
Mercenarët e huaj, horrat e Zogolli, i veshën në rroba tradicionale shqiptare dhe ju qepën maleve…
-Pse jo xhandarët shqiptarë?
Sepse, Plaku kishte autoritet të madh dhe populli e donte, nuk kishte bir nëne shqiptare, që atij ia kthente armën.
-Prandaj, gjatë rrethimit ishin fatale vetëm çështja e organizimit nga treshja famëkeqe,-3 Cana Begu, Muharrem Bajraktari dhe Kadri Mehmeti, ndërsa, krimin ishin gati ta bënin serbët dhe rusët pushtues përkrah Ahmet Zogoll tradhtarit.
-Plaku, kur e sheh se u rrethua, djemtë si Sali Mani e të tjerë nga çeta e tij, luftonin.
-Trimat e tij i thonë:
Bac, ti rri këtu, mos luaj vendit, mos ndërro pozicionin, e lënë në një vend të sigurt, i thonë se, pas betejës vijmë të të marrim”. Ah!… Plaku nuk qetësohej, i brengosur për shokët, lëvizë, largohet ca hapa më tej nga ai pozicion, pra, duke ecur ca më tej, bie në pritë.
-Nuk deshi me ra i gjallë në duar të gjakatarëve, dihet historikisht, e kryen aktin më sublim, bën vetëvrasje.
Rënia e tij qe dhimbje dhe humbje e madhe për kombin shqiptar.
Lavdi!
Shënim:
Të dhënat i kam marrë nga tri burime shumë me rëndësi:
1.
   Nga e bija e Sali Manit të Malësisë së Gjakovës, ajo e pat dhënë një intervistë  në RTSH me rastin e një vizite në Kosovë, në vitin 1978.
Më kujtohet si sot! Ishte një plakë me një peshqir të bardhë, si engjëllushë, e kthjellët në mendime, quhej Pulë.
Ajo tregonte shumë bukur dhe me emocione, vrasjen e Bacë Bajramit.
2.
   Hysni Milloshi poet kombëtar dhe publicist, ka shkruar, sesi Cana Beg Kryeziu me Muharrem Bajraktarit e organizojnë këtë krim makabër.
-Te vepra “Atdheu”, Tiranë, gjegjësisht, në pasthënien e këtij libri fenomenal poetik dhe kombëtar.
3.
    Poashtu, edhe përkthyesi famëkeq i A. Zogut, Çatin Saraçi, kur thyhet për çështje pazaresh me Zogun, ky i fundit i paska mbetë borxh 800 napolona, ky i hidhëruar nga banditi e shkruan librin: “Ahmet Zogu të akuzoj ty si hajdut dhe tradhtar”
31 Mars, 2024

Kontrolloni gjithashtu

Mehmet Bislimi

Mehmet Bislimi: Të shpresojmë

Ditë më parë, Kryeministri i Kosovës z. Kurti, në fjalën e tij para Këshillit të …