leoni

John Erath: Perëndimi duhet ta rris vëmendjen në rajon, pasi situata mund të përshkallëzohet nga retorika nacionaliste

Drejtori i lartë i politikave për qendrën për kontrollin dhe mospërhapjen e armëve, Xhon  Erth, thotë se Perëndimi duhet ta rris vëmendjen në rajon sepse situata mund të përshkallëzohet  nga retorika nacionaliste. Javë më parë në raportin e publikuar nga inteligjenca amerikane thuhet se përgjatë vitit 2024 mund të ketë konflikte etnike në Ballkanin Perëndimor. Situatë e ndjeshme e sigurisë vlerësohet të jetë në Bosnje Hercegovinë dhe ne veriun e Kosovës. Udhëheqësi nacionalist i serbëve të Bosnje e Hercegovinës, Millorad Dodik, ka paralajmëruar disa herë se do tërheqë rajonin serb, të njohur si Republika Sërpska, nga institucionet shtetërore të Bosnjës. Për shkak të aktiviteteve destabilizuese Dodik është sanksionuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Mbretëria e Bashkuar. Edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk e ka përjashtuar mundësinë që Serbia ta sulmojë sërish veriun e vendit.

 

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …