Brickos

Miroslav Lajçak, po qëndron në Romë, me ç’ rast autoritetet italiane i ka njoftuar lidhur me çështjen e negociatave Kosovë-Serbi

Lajçak: Nga takimi i kësaj jave që mbahet të enjten, në Bruksel, shpresoj se Kosova dhe Serbia do t’ i kapërcejnë mosmarrëveshjet

Emisari  i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka folur lidhur me takimet që kishte javën e kaluar me kryenegociatorët në kuadër të dialogut. Lajçak, me këtë rast ka shkruar se të dy kryenegociatorët Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, do të takohen sërish këtë javë në Bruksel. Java e kaluar  ka qenë e shkurtër edhe pse intensive. Të hënën prita në Bruksel kryenegociatorët e Kosovës, zëvendëskryeministrin Bislimi dhe të Serbisë, drejtorin Petkoviq, për të vazhduar diskutimet tona për gjetjen e një zgjidhjeje të zbatueshme për njerëzit e prekur nga vendimi i Bankës Qendrore të Kosovës. Në përgjithësi, ka qenë një takim i dobishëm. Të dyja palët patën mundësinë të shpjegojnë idetë dhe qëndrimet e tyre. Lajçak tha se nga takimi i kësaj jave që do të mbahet të enjten në Bruksel shpreson se Kosova dhe Serbia do të jenë në gjendje të kapërcejnë mosmarrëveshjet e mbetura. Përdorimi i dinarit për pagesa me para të gatshme në Kosovë u ndalua më 1 shkurt, nga Qeveria-Kurti.

Kontrolloni gjithashtu

Sot në Maqedoninë e Veriut po mbahen zgjedhjet parlamentare e presidenciale, me një ndërhyrje të jashtëligjshme të Vetëvendosjes

Sot në Maqedoninë e Veriut  po  mbahen  zgjedhjet parlamentare dhe presidenciale. Lëvizja Vetëvendosje, e Albin …