leoni

Kryetari Bashota i dërgoi telegram urimi Kardinalit Gualtiero Basseti

Me rastin e zgjedhjes Kryetar i Konferencave Ipeshkvore të Italisë, të Kardinalit Gualtiero Basseti, kryetari i Komunës së Klinës, Sokol Bashota në emër të qytetarëve të Klinës dhe në emrin e tij i dërgoi telegram urimi. Në telegramin e urimit të kryetarit Bashota thuhej: Shkëlqesia Juaj, Kardinal Gualtiero Basseti KryePeshkop i Perugjës,kam nderin dhe privilegjin që të ju uroj për emërimin e juaj si Kryetar i Konferencës Ipeshkvore të Italisë.

Më lejoni që Shkëlqesisë Suaj të i përcjell urimet më të përzemërta në emrin tim personal si dhe në emrin e qytetarëve të Klinës. Kardinali Gualtiero Basseti ishte për vizitë tek kryetari Bashota në maj të vitit 2014 duke sjellë përshëndetjet dhe komplimentet të kreut të kishës Katolike, Papa Françesko, për Kryetarin Bashota, për avancimin e frymës vëllazërore ndër fetare dhe zhvillimin e përgjithshëm të Komunës.

Kontrolloni gjithashtu

Me ftesë të kryetarit Kastrati udhëheqja e komunës së Meyrinit (Zvicër) po qëndron në Malishevë

Me ftesë të kryetarit të Komunës së Malishevës, Ekrem Kastrati, një delegacioni i komunës së …