Kryetari Bashota uron me rastin e pranimit në UEFA

Të martën Republika e Kosovës u bë anëtare më të drejta të plota në Asociacionin e Bashkimit Evropian të Futbollit – UEFA. Kjo është një fitore e madhe dhe e merituar për ne.

Uroj që ky akt historik të frymëzojë sportistët kosovarë për të ecur të vendosur drejt realizimit te ëndrrës së tyre.

Ky është edhe një akt madhor në proceset integruese që po kalon me sukses të madh Republika e Kosovës, thuhet në urimin e kryetarit të komunës së Klinës z.Sokol Bashota me rastin e pranimit në UEFA.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …