leoni

Kryetari Begaj dhe Hidroregjioni jugor, mbajtën takim publik për investimet në ujësjellës

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe zyrtarët e Hidroregjionit jugor, kanë mbajtur sot një takim informues me kryetar të fshatrave dhe qytetarë, lidhur me investimet në ndërtimin e ujësjellësit për 13 fshatra dhe projektit tjetër për rehabilitimin e 11 ujësjellësve ekzistues. Mjetet  për këto investime, janë siguruar nga qeveria zvicerane, kurse përfitues do të jenë banorët e këtyre fshatrave të Komunës së Malishevës. Fillimisht kryetari Begaj, i informoi të pranishmit për përpjekjet e komunës së Malishevës, deri në përfitimin e këtyre donacioneve, me qëllim të sigurimit të ujit për pije për banorët e rreth 25 fshatrave të Komunës së Malishevës. Bazuar në projektet, që janë pjesë e këtyre investimeve, përfitues për ndërtimin e ujësjellësit të ri, janë 13 fshatra, ku hynë Seniku, prej ku edhe do të furnizohen fshatrat tjerë, pastaj Tërpeza e ulët, Shkarashniku, një pjesë e Carrallukës, Drenoci (që tashmë e ka rrjetin e ujësjellësit), Bubaveci, Kijeva, Mleqani, Llazica, Vërmica, Balinca dhe dy Plloqicat. Ndërsa rehabilitimi i ujësjellësve ekzistues do të bëhet në 11 fshatra, përkatësisht në Astrazup, Dragobil, Maxharrë, Shkozë, Panorc, Rud, Tërpezë, Bellanicë, Guncat, Bardh dhe Kravasari.

Me këtë rast, kryetari Begaj, kërkoi bashkëpunimin e të gjithëve, në mënyrë që këto projekte dhe ky investim kapital prej 1.5 milion euro, të realizohet në mënyrën më të mirë të mundshme.

Ndërsa Zenal Zenelaj, zyrtar i Hidroregjionit jugor, i ka sqaruar në detaje, projektet, duke i shpjeguar se brenda pak ditëve, do të dihet edhe përfituesi i tenderit për realizimin e projektit, ku do të shtrihen 90 kilometra ujësjellës të gypit kryesor dhe më pas edhe rrjeti dytësor, ndërsa këto projekte, bazuar në planet operative, pritet të përfundojnë brenda gjashtë muajve, pas fillimit të punimeve.

Nëse realizohen këto projekte, në territorin e Komunës së Malishevës, pritet të mbesin shtatë fshatra pa ujësjellës, në disa prej të cilëve, është gjetur uji, dhe pritet shumë shpejt të fillojnë ndërtimi i ujësjellësit edhe në këto fshatra.

Të pranishmit, në këtë takim publik, i kanë dhënë disa vërejtje, të cilat kryesisht kanë të bëjnë me çmimet e njehsorëve, të cilët duhet që vet qytetarët ti vendosin.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti i nderon me mirënjohje të pensionuarit Agush Hasani dhe Samet Zuka

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, së bashku me drejtoreshën e Arsimit në Viti, …