Brickos

Kryetari Begaj mbajti dëgjimin e dytë publik për vitin 2019

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, në kuadër të zbatimit të obligimeve ligjore, e ka mbajtur dëgjimin e dytë publik me qytetarët e Komunës së Malishevës. Në këtë dëgjim, kryetari Begaj, e ka prezantuar punën dhe aktivitete e qeverisë komunale, gjatë këtij viti, përkatësisht periudhën janar – 18 dhjetor 2019, ndërsa më pas është zhvilluar edhe debat me qytetarët, lidhur me punët dhe aktivitetet gjatë këtij viti. “Bazuar në të dhëna gjatë këtij viti ka vazhduar puna në realizimin e projekteve, duke filluar nga infrastruktura rrugore, kanalizimet, trotuaret, për të vazhduar me investime në arsim, me objekte të reja shkollore, kabinete, bursa për studentë dhe investime tjera. Po ashtu investime ka pasur edhe në bujqësi, në shëndetësi, në mirëqenie sociale, si dhe në kulturë, rini dhe sport”, ka thënë mes tjerash kryetari Begaj. Pas prezantimit të punës një vjeçare, është zhvilluar edhe debat me qytetarët e pranishëm, ku kanë dominuar përfaqësuesit e fshatrave. Në diskutimet e tyre, qytetarët, krahas përgëzimeve për punët e kryera dhe angazhimet e komunës, i kanë shprehur edhe disa pakënaqësi, duke dhënë edhe vërejtje për cilësinë e punimeve në disa projekte, kryesisht në infrastrukturën e rrjeteve të kanalizimit, pasi në vazhdimësi ka probleme në funksionimin e tyre. Po ashtu, qytetarët ka paraqitur edhe kërkesa për angazhimet e komunës në vitet në vijim, për investime për të cilat qytetarët kanë nevojë. Në këtë dëgjim publik me qytetarë, ishte i pranishëm edhe deputeti i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, Fetah Rudi, i cili e ka përgëzuar kryetarin dhe qeverinë komunale, për angazhimet e deritanishme, në veçanti për mirëmbajtjen e ambientit, ndërsa ka kërkuar angazhim të përbashkët për shtyrjen përpara të kërkesave të qytetarëve dhe realizimin e tyre, jo vetëm nga niveli lokal, por edhe nga niveli qendrorë.

Kontrolloni gjithashtu

Në fshatin Prekaz të Epërm është bërë zbulimi i busteve të dëshmorëve të kombit

Sot në fshatin Prekaz të Epërm të komunës së Skenderajt është bërë zbulimi i busteve …