Kryetari Begaj mbajti mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, e ka mbajtur sot mbledhjen e rregullt të Këshillit të Drejtorëve, por për dallim prej herëve tjera këtë mbledhje e ka mbajtur duke zhvilluar takim me secilin drejtor veç e veç. Kjo është bërë për shkak të situatës së krijuar në vend nga pandemia e COVID-19. Përndryshe, në këto takime, drejtorët e drejtorive kanë raportuar për punët dhe aktivitetet e zhvilluara gjatë javës së kaluar dhe planifikimet për këtë javë, por temë kryesore mbetet situata me pandeminë dhe menaxhimi i kësaj situate. Bazuar në raportimet e drejtorëve, drejtoritë komunale janë duke punuar me staf të reduktuar, por të gjitha shërbimet janë duke u kryer pa problem dhe nuk është regjistruar asnjë ankesë në kryerjen e shërbimeve. Po ashtu drejtorët, kanë raportuar për projektet që janë duke vazhduar dhe për ato që janë në procedurë e sipër, si dhe për përgatitjet tjera në secilin sektor përkatës. Ndonëse me staf të reduktuar, puna dhe aktivitetet e komunës do të vazhdojnë të kryhen pa probleme, e po ashtu edhe implementimi i projekteve do të vazhdoj sipas planifikimeve, pavarësisht vonesave që janë shkaktuar si pasojë e situatës me pandemi.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …