Kryetari Begaj me bashkëpunëtorë, përkujton përvjetorin e 19 të sulmeve terroriste në SHBA

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj me bashkëpunëtorë përkujtoi, 11 shtatorin, në 19 vjetorin e sulmeve terroriste, që ndodhën në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, pikërisht në kullat binjake, ai tha “Ne do t’i kujtojmë qytetarët amerikan të vrarë dhe qytetarët tanë e çdo qytetarë tjetër që u vra nga këto sulme terroriste, po ashtu edhe ata që u përpoqën për të shpëtuar jetën e njerëzve. Ishte koha jo e largët, nga ky sulm, kur populli dhe shteti amerikan qëndroi bashkë me ne, kur u vranë dhe u masakruan shqiptarë të pafajshëm, prandaj do të jemi falënderues të përjetshëm ndaj ShBA-së për lirinë dhe pavarësinë që e gëzojmë sot në Kosovën e lirë, Sovrane dhe Demokratike”, përfundoi Begaj. Edhe sot e përherë do të jemi me popullin amerikan, së bashku të vendosur do të luftojmë, kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, që po vazhdon t’i cenoj vlerat universale njerëzore dhe të kombeve që luftojnë për liri dhe pavarësi.

Kontrolloni gjithashtu

1 maj 1990 – Kuvendi i Pajtimit te “Verrat e Llukës”

34 vite më parë, me 1 maj 1990 u mbajt Kuvendi Gjithëkombëtar i Pajtimit të …