Brickos

Kryetari Begaj, priti në takim ushtarët zviceran të LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës Ragip Begaj, ka pritur në një takim pune, komandantin në largim të njësisë së LMT-së në Malishevë, Lewin Sutter dhe komandantin në ardhje, Philippe Auf der Maur. Kryetari Begaj, i ka falënderuar për bashkëpunimin e mirë dhe ju ka dëshiruar suksese të mëtutjeshme në shërbimin e tyre në ushtrinë zvicerane. “Unë ju falënderoj për bashkëpunimin e mirë që e kemi pasur në vazhdimësi, ndërsa juve ju dëshiroj suksese të mëtutjeshme në karrierën e juaj ushtarake në ushtrinë zvicerane, si në Kosovë, ashtu edhe në vendin tuaj”, tha Begaj. Komandanti aktual i njësisë Liaison Monitoring Team (LMT) të KFOR-it zviceran, ushtaraku Lewin Sutter, e ka prezantuar komandantin në ardhje, ushtarakun Philippe Auf der Maur, dhe e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për bashkëpunimin e deritanishëm, si dhe të gjithë popullatën e Malishevës, për mikpritjen e jashtëzakonshme që kanë treguar gjatë shërbimit të tij në Malishevë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka vizituar fshatin piktoresk Lubishtë të Vitisë, aty …