Kryetari Begaj, priti përfaqësuesin e klubit të shqiptarëve në Sundern të Gjermanisë

Kryetari i Komunës së Malishevës, z.Ragip Begaj, ka pritur sot në një takim, kryetarin e klubit të shqiptarëve “2 Korriku”, në Sundern të Gjermanisë, z.Fadil Bytyçi, me të cilin biseduan për aktivitetet e përbashkëta, të zhvilluara, mes Komunës së Malishevës dhe Komunës së Sundernit, dhe për kontributin e kësaj shoqate, në krijimin e lidhjeve disa vjeçare mes dy komunave.

Me këtë rast, kryetari Begaj, e ka falënderuar Bytyçin, për vizitën në Malishevë dhe për kontributin që klub i shqiptarëve “2 Korriku”, po jep në Sundern të Gjermanisë, në forcimin e lidhjeve mes dy komunave dhe në vazhdimin e bashkëpunimit të ndërsjellë, si për kontributin e “2 Korrikut”, në organizimin e komunitetit shqiptar në këtë pjesë të Gjermanisë.

Edhe kryetari i klubit “2 Korriku”, z.Fadil Bytyçi, e ka falënderuar Komunën e Malishevës dhe kryetarin Begaj, për pritjen, si dhe për vizitën e mëhershme të një delegacioni nga Malisheva, në Sundern, ku janë takuar edhe me udhëheqësit lokal, por edhe me komunitetin e shqiptarëve që jetojnë dhe veprojnë në Gjermani, përkatësisht në Sundern dhe rrethinë.

Begaj e Bytyçi, u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit si me shqiptarët në Gjermani, e po ashtu edhe me autoritetet e Sundernit, ku gjatë këtij viti, pritet që një delegacion nga Sunderni, ta vizitoj Malishevën, në kuadër të bashkëpunimit të ndërsjellë.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë

Komuna e Deçanit po merr pjesë në Panairin e Turizmit dhe Sportit 2024 në Prishtinë, …