Kryetari Begaj priti pjesëtarët e LMT-së në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur ne një  takim të rregullt, pjesëtarët e Liaison Monitoring Team (LMT) në Malishevë, pjesë e KFOR-it, me të cilët kanë biseduar për çështje të ndryshme të bashkëpunimit mes Komunës së Malishevës dhe KFOR-it, përkatësisht LMT-së, ndërsa e kanë vlerësuar të mirë edhe situatën e sigurisë së përgjithshme.

Fillimisht, kryetari Begaj i ka uruar pjesëtarët e LMT-së, pjesë e KFOR-it zviceran në Kosovë, për një vit të ri të suksesshëm dhe  vazhdimin e bashkëpunimit të mirë mes komunës së Malishevës dhe LMT-së, përkatësisht KFOR-it.

Ndërsa, udhëheqësi i njësisë së LMT-së, në Malishevë, kapiteni Igor Macoratti, e ka falënderuar kryetarin Begaj, për kohën e rezervuar, si dhe i ka falënderuar të gjithë qytetarët e Komunës së Malishevës, për mirëkuptimin dhe pritjen e ngrohtë që ju bëhet si ushtarë të KFOR-it.

Kryetari Begaj e kapiteni Macoratti, gjatë bisedimit, e kanë vlerësuar lartë bashkëpunimin e ndërsjellë, si dhe e kanë vlerësuar të qetë situatën e sigurisë së përgjithshme në Komunën e Malishevës.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …