Kryetari Begaj, priti tre mërgimtarë aktivistë

Kryetari i Komunës së Malishevës, ka pritur tre mërgimtarë, njëri që jeton në Suedi dhe dy tjerë në SHBA. Vizita e tyre kishte karakter njoftues për zhvillimet dhe të arriturat në Komunën e Malishevës, si dhe për çështje tjera, që lidhen me bashkëpunimin në mes institucioneve lokale, me mërgatën. Mërgimtarët që e kanë vizituar komunën e Malisjhevës, janë veprimtari Nuhi Mazreku, që jeton në Suedi dhe dy veprimtarët tjerë që jetojnë SHBA, Sadik Selimaj dhe Sadik Balidemaj. Kryetari Begaj, i ka njoftuar mërgimtarët me punët dhe aktivitetet që janë kryer dhe që janë në proces, me angazhimet për krijimin e mundësive për investime, me projektet që janë duke u realizuar e që lidhen direkt me mirëqenien e qytetarëve, si dhe me zhvillimin e Komunës së Malishevës. Po ashtu temë e veçantë ishin edhe aktivitetet që janë planifikuar të zhvillohen  në kuadër të ditëve të mërgatës, si dhe për rritjen e bashkëpunimit në mes të komunës dhe mërgatës, të cilët janë aktivist në vendet ku jetojnë.

Kontrolloni gjithashtu

Ramiz Lladrovci: 11 Marsi është kufiri i territ me agun e lirisë

Në përvjetorin e fillimit të demonstratave më 11 Mars 1981, Ramiz Lladrovci ka theksuar se …