Komuna e Rahovecit ka nënshkruar marrëveshje financimi me MMPH-në

Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi ka nënshkruar marrëveshje financimi për Komunën e Rahovecit me Fatmir Matoshi, ministër i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor. Sipas kësaj marrëveshjeje, do të financohet projekti i rregullimit të shtratit të lumit nga Hoça e Madhe, Brestoc, Hoçë e Vogël, Nagac e deri në Krushë të Madhe! Gjatësia e trajtimit të shtratit të lumit është 7,600 metra, ndërsa me këtë projekt synohet të zgjidhet problemi i vërshimeve, trajtimi i ujërave të zeza (kolektori) si dhe rregullimi i mjedisit përgjatë shtratit të lumit. Veç tjerash, në këtë projekt të cilin e ka hartuar Komuna e Rahovecit, parashihen edhe urat, stazat për ecje si dhe ndriçimi në pjesët e banuara. Ministria për sivjet i ka ndarë 150,000 € për këtë projekt, ndërsa nga ministri Matoshi janë marrë zotime se do të planifikohet buxhet edhe për vitin tjetër me qëllim që ky projekt i rëndësishëm në fushën e mjedisit të përfundohet.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …