Kryetari Begaj takoi kryetarët Jashari dhe Lladrovci

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka vizituar komunat e Drenasit dhe Skenderajt, ku është takuar me kryetarët e këtyre komunave, Ramiz Lladrovci dhe Bekim Jashari, me të cilët ka biseduar për vazhdimin e bashkëpunimit ndërkomunal dhe çështje tjera me interes të përbashkët.

Fillimisht, kryetari Begaj, ka vizituar Komunën e Drenasit, ku është takuar me Kryetarin e Komunës, Ramiz Lladrovci, me të cilin ka biseduar për bashkëpunimin ndërkomunal. Kryetarët Begaj dhe Lladrovci, bashkëpunimin ndërkomunal,  e kanë vlerësuar si shumë të rëndësishëm, për qytetarët e dy komunave, sidomos në infrastrukturën në vendbanimet ku kufizohen dy komunat. Begaj e Lladrovci, u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit,  mes drejtorive gjegjëse në fushat e caktuara me interes të përbashkët dhe në të mirë të qytetarëve të të dy komunave.

Më pas, kryetari Begaj, ka vizituar edhe Komunën e Skenderajt, ku është takuar me kryetarit Bekim Jashari, me të cilin gjithashtu kanë biseduar për bashkëpunimin e ndërsjellë mes dy komunave, në fusha të ndryshme me interes të përbashkët.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Aliu i bënë thirrje qytetarëve t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit të popullisë

Kryetari i komunës së Ferizajt Agim Aliu lut qytetarët t’i përgjigjeni pozitivisht procesit të regjistrimit …