leoni

Kryetari Begaj, u njoftua me strategjinë për parandalimin e ekstremizmit

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, ka pritur në një takim informues, zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë të Kosovës, Bekim Podrimqaku, drejtor i Departamentit për Analizë dhe Politika të Sigurisë dhe Kujtim Bytyqin, analist për Politika të Sigurisë në këtë departament. Në këtë takim mori pjesë edhe komandanti i stacionit policor në Malishevë, kapiteni Halil Morina  dhe drejtori i Drejtorisë për Arsim, Avdi Morina. Qëllim i takimit ishte informimi për strategjinë për parandalimin e ekstremizmit që shpie në terrorizëm.

Me këtë rast, zyrtarët e lartë të Këshillit të Sigurisë së Kosovës (KSK), Podrimqaku dhe Bytyqi, e kanë informuar kryetarin Begaj, për këtë strategji dhe për angazhimet e këtij këshilli, për parandalimin e ekstremizmit që shpie në terrorizëm.

Nga ana tjetër, kryetari Begaj, komandanti Morina dhe drejtori Morina, kanë ofruar mbështetjen e plotë të Komunës së Malishevës, për zbatimin e kësaj strategjie, si dhe u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë me KSK,  për parandalimin e ekstremizmit.

Të dy palët u pajtuan, se duke u bazuar në të dhëna, në territorin e Komunës së Malishevës, nuk ka shqetësim për ekstremizëm të asnjë lloji, si dhe të dukurive tjera negative, por parandalimi është masa më e mirë, që të mos arrijmë në atë shkallë, si shoqëri.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti vizitoi fshatin Stubëll

Kryetari i komunës së Vitisë z. Sokol Haliti vizitoi fshatin Stubëll. Aty  nga afër ai …