leoni

Kryetari i Malishevës, Ragip Begaj ka folur për investimet që janë bërë gjatë kohës sa ka qeverisur gjatë mandatit të kaluar

Kryetari Begaj uron fillimin e vitit të ri shkollorë

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, u drejtohet, nxënësve, mësimdhënësve, prindërve dhe qytetarëve me një urim të përzemërt, në ditën e parë të fillimit të vitit të ri shkollor, ai veçon fatosat dhe yllkat, nxënësit që ulën për herë të parë në bankat shkollore duke ju dëshiruar, shëndet dhe suksese në mësime. Kryetari Begaj ndër të tjera theksoi: “Malisheva, po përpiqet të krijojë infrastrukturën shkollore sipas standardeve dhe me cilësi të lartë, kushte dhe hapësira të mjaftueshme dhe objekte përcjellëse për mësimdhënie dhe mësimnxënie, duke i orientuar investimet në masë të madhe në sektorin e arsimit. Prandaj edhe  kërkohet angazhim i trupës udhëheqëse dhe mësimore që të tregojnë rezultate të pritshme  në këtë vit të ri shkollor 2018/2019, me dëshirën që secili do të kontribuojë maksimalisht dhe me shumë përgjegjësi për një arsim sa më cilësor”,  thuhet në fund të urimit. Suksese dhe mbarësi për vitin shkollor 2018-2019!

Kryetari, Ragip Begaj

Kontrolloni gjithashtu

Në Mirash po vazhdojnë me intensitet të shtuar punimet për ndërtimin e rrugës kryesore  

Punimet për ndërtimin e rrugës kryesore në fshatin Mirash të komunës së Ferizajt po vazhdojnë …