leoni

Kryetari Begaj vizitoi disa nga pemëtarët lokal

Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori i Drejtorisë për Bujqësi, Murat Hoxha, kanë vizituar disa nga pemëtarët dhe pemishtet, me qëllim të njohjes me punët pranverore që janë duke i bërë këta pemëtar, si dhe me nevojat dhe problemet që ata kanë, në kultivimin e pemëve. Pjesa e vizituar ishte ish vreshtaria, tani pothuajse e tëra e mbjellë me pemë të ndryshme. Ajo çfarë shihet në atë pjesë, është vërtetë mahnitëse, pasi disa qindra hektarë janë mbjellë me pemë, si mollë, kumbull, dardhë, arra, pjeshkë, mjedër dhe kultura tjera. Gjatë bisedave me pemëtarë, kryetari Begaj, u njoftua me punët që tani po kryejnë në këto pemishte, në mbrojtjen e pemëve nga sëmundjet e mundshme, që vijnë në këtë stinë të vitit dhe kur pemët janë në kulmin e lulëzimit. Pemëtarët malishevas, paraqitën edhe nevojat e tyre para kryetarit Begaj, ku nevojë e domosdoshme është rregullimi i infrastrukturës dhe mundësia e ndërtimit të një frigoriferi, për ruajtjen e frutave të tyre. Vehbi Hoti, pemëtar, familja e të cilit aktualisht ka afro 75 hektar me mollë, tha se “kanë nevojë për rregullimin e rrugës, jo vetëm për pemishten e tyre, por për tërë kultivuesit që gjenden në këtë pjesë”. Me këtë rast kryetari Begaj, ka thënë se janë duke i shqyrtuar mundësitë, për rregullimin e infrastrukturës rrugore, me qëllim të lëvizjes së pemëtarëve, si dhe mundësitë tjera për përkrahjen e këtyre pemëtarëve, me qëllim të rritjes së kapaciteteve të kultivimit të pemëve.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi Komunal i Vitisë ka mbajtur sesion informues mbi zhvillimin e Komunitetit

Sot në sallën e Kuvendit Komunal të Vitisë, është mbajtur Sesioni Informues me Fondacionin Kosovo-Luxemburg, …