Kryetari Ekrem Kastrati përkujton 27-vjetorin e Masakrës së Burimit në Malishevë

Kryetari i Komunës së Malishevës,Ekrem Kastrati së bashku me bashkëpunëtorët e tij dhe përfaqësues institucionalë, kanë përkujtuar 27-vjetorin e Masakrës së Burimit, një nga ngjarjet më të dhimbshme të historisë së fundit në këtë trevë.

Me këtë rast, ata bënë homazhe dhe vendosën kurora lulesh në nderim të viktimave të pafajshme, të varrezat e martirëve në fshatin Dragobil si dhe duke kujtuar Masakren e kryerë nga forcat pushtues serbosllave në fshatin Burimit në këtë masakër u masakruan qytetarë të fshatrave për rreth, gjatë luftës së fundit në mars të vitit 1999 në Kosovë.

Kryetari Kastrati, theksoi se kjo masakër mbetet plagë e hapur për familjet e viktimave dhe për gjithë shoqërinë, ndërsa drejtësia për krimet e kryera mbetet ende një kërkesë e pandërprerë.

“Përkujtimi i këtyre ngjarjeve është detyrim moral dhe kombëtar, në mënyrë që të mos harrohet kurrë e kaluara dhe të ndërtohet një e ardhme mbi vlerat e lirisë dhe paqes”, u shpreh kryetari Kastrati, gjatë ceremonisë përkujtimore.

Në këtë përkujtimore morën pjesë edhe familjarë të dëshmorëve dhe martirëve, përfaqësues të Institucioneve lokal, Kryesuesi i Kuvendit, Fatmir Ademaj, komandanti i stacionit policor në Malishevë, Nazmi Zogaj, dhe organizatave të dala nga lufta, Metush Kryeziu, si dhe qytetarë të shumtë, të cilët nderuan me respekt kujtimin e të rënëve.

Masakra e Burimit mbetet një ndër ngjarjet më tragjike të luftës në Kosovë, duke rikujtuar çmimin e lartë të lirisë dhe nevojën për kujtesë të vazhdueshme historike.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA

Kryetari i komunës së Deçanit, Bashkim Ramosaj ka pritur në takim përfaqësues të organizatës ECOPANA, …