Kryetari Elezaj u takua me zyrtarë të KEDS-it

Kryetari i Komunës së Klinës, Prof. Dr. Zenun Elezaj, i shoqëruar nga drejtori i Shërbimeve Publike dhe Emergjente, Ibër Elezaj, është takuar me zyrtarët e Kompanisë rajonale dhe komunale të KEDS-it, Betim Elezi, drejtor i Distriktit Regjional, Nexhmedin Elezi, koordinator i nëndistriktit në Klinë dhe Ismet Gashi, koordinator i prishjeve në Klinë, me të cilët ka biseduar për gjendjen energjetike, furnizimin me rrymë elektrike dhe mundësinë e investimeve në Komunën e Klinës. Kryetari Elezaj, i ka njoftuar zyrtarët e KEDS-it me ankesat që kanë qytetarët për shkak të ndërprerjeve të shpeshta të rrymës elektrike në disa lokalitete të Klinës, të cilat zgjasin me orë të tëra dhe ka kërkuar që kjo gjendje të përmirësohet. Në anën tjetër, zyrtarët e KEDS-it, kanë njoftuar Kryetarin Elezaj, se nuk ka reduktime të rrymës elektrike, por bëhet fjalë për ndërprerje të planifikuara të rrymës për shkak të rregullimit dhe riparimit të linjës elektrike, që është duke u bërë në disa zona të Klinës. Aktualisht, është duke u punuar në rregullimin dhe riparimin e rrymës elektrike në fshatin Perqevë, Këpuz, Klinafc, Jagodë dhe në lagje të qytetit të Klinës. Ndër të tjera, është biseduar për mundësinë e rinovimit të rrjetit elektrik në fshatrat e Klinës, ku rrjeti është shumë i dobët dhe nuk është intervenuar që nga vitet e ’70-ta. Fillimisht, do të identifikohen problemet e më pastaj edhe do të intervenohet në mënyrë që qytetari të ketë rrymë pa ndërprerë. Tash e tutje për ndaljet e planifikuara si pasojë e rregullimeve të rrymës, qytetarët do të njoftohen përmes rrjetit social zyrtar facebook të Komunës së Klinës. “Prioritet yni mbetet rregullimi i sistemit energjetik dhe furnizim sa më i mirë i qytetarëve. Bashkërisht me KEDS-in do t’i shohim mundësinë e realizimit të projekteve në këtë fushë”, ka thënë kryetari Elezaj.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen e mbetur për regjistrim

Komuna e Deçanit ju bënë thirrje të gjithë qytetarëve të sajë që ta shfrytëzojnë kohen …