Kryetari Gashi priti përfaqësuesin e institutit “Lgiu”

Kryetari i komunës së Kastriotit z.Xhafer Gashi priti sot në një takim përfaqësuesin e institutit “Lgiu”, Andy Johnston dhe drejtorin e Institutit Kosovar për Qeverisje Lokale, z.Besnik Tahiri. Në këtë takim, kryetari Gashi i njoftoi ata për projektet të cilat kanë përfunduar dhe për projektet të cilat do të zhvillohen këtë vit.

“Pavarësisht buxhetit të vogël, ne si komunë kemi bashkëpunim të mirë me organizata ndërkombëtare, ku dhe jemi duke i zhvilluar projektet në vazhdimësi”, theksoi z. Gashi.

Johanson në fjalën e tij tha se është hera e parë që e viziton Kosovën dhe se ka zgjedhur pikërisht komunën e Kastriotit si komuna me e suksesshme. Ai e falënderoi kryetarin Gashi për mikëpritjen.

Kontrolloni gjithashtu

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës festoi 25-vjetorin e çlirimit dhe nderoi veprën atdhetare të të rënëve në luftën për liri

Shqiponja (Jabllanica) e Dushkajës – kjo fole e atdhetadashurisë dhe dëshmi e qëndresës së pamposhtur …