Kryetari Haliti bën homazhe me rastin e 21 vjetorit të sulmeve terroriste në New York

Në 21 vjetorin e sulmeve terroriste mbi kullat binjake në New York, kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, së bashku me bashkëpunëtorë kanë bërë homazhe te sheshi “Richard Holbrook” në Viti, në nderim të viktimave, të 11 shtatorit 2001. Kryetari Haliti, ka ngushëlluar familjarët e viktimave, Zyrën e Ambasadës amerikane dhe gjithë qytetarët e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për humbjen e më të dashurve të tyre në këtë sulm. “Aktet e tilla ndaj qytetarëve janë të papranueshme dhe u dënuan nga e gjithë bota e mbarë. Sulmet ndaj jetës dhe vlerave demokratike për të cilat jemi përcaktuar nuk mund të ngadhënjejnë ndaj të drejtës dhe respektit për të drejtat dhe liritë e njerëzve”, u shpreh kryetari Haliti. Me këtë rast te sheshi “Richard Holbrook” në Viti, janë ndezur edhe qirinj.

Mund të jetë një imazh i 3 persona, njerëz në këmbë, ambiente të jashtme dhe teksti që thotë "Roi"

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Skenderajt do të organizoj akademi përkujtimore për heroin Abaz Thaçi dhe 10 dëshmorë tjerë

Nën organizimin e Shoqatës së sh-Brigadës 138 “Agim Ramadani”, të enjten me 16 maj, në …