Kryetari Haliti dhe Ministri Demiri nënshkruan një marrëveshje të mirëkuptimit për bashkëfinancimin e projektit “Riparimi i rrugës Sadovinë e Jerlive-Vërban”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Ministri i Zhvillimit Rajonal (MZHR), Rasim Demiri kanë nënshkruar një marrëveshje mirëkuptimi për bashkëfinancimin e projektit “Riparimi i rrugës Sadovinë e Jerlive- Vërban”. Sipas kësaj marrëveshje projekti në fjalë do të realizohet me bashkëfinancim të Komunës së Vitisë dhe Ministrisë së Zhvillimit Rajonal të Republikës së Kosovës, ndërkaq vlera e realizimit të këtij projekti infrastrukturor sipas para llogaritjeve do të shkoj në mbi 96 mijë euro. Duke u bazuar në këtë marrëveshje MZHR nga buxheti i saj vjetor të këtij viti do të financon këtë projekti në shumën prej 80 mijë euro kurse pjesa tjetër prej 16.128.00 euro do të mbulohen nga buxheti i komunës së Vitisë. Me këtë rast Kryetari Haliti ka falënderuar MZHR-në për gatishmërinë e financimit të këtij projekti. “Dua të falënderoj Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik të Republikës së Kosovës, Rasim Demiri për gatishmërinë që ka ministria që ai drejton që të financoi këtë projekt të rëndësishëm infrastrukturor për banorët e komunës së Vitisë, në veçanti të fshatrave Sadovinë e Jerlive dhe Vërban”, u shpreh Kryetari Haliti pas nënshkrimit të kësaj marrëveshje.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …