Kryetari Haliti: Do ti mbajmë qytetarët të informuar mbi të drejtat e tyre të qarkullimit pas masave të reja

Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim në Komunën e Vitisë, ka mbajtur takim mobilizues lidhur me vendimet e reja për qarkullim që kanë hyrë në fuqi. Gjatë këtij takimi është biseduar për qarkullimin e qytetarëve por edhe të bizneseve dhe fermerëve në kushtet e parapara nga niveli qendror. Me këtë rast Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti kërkoj mirëkuptimin e të gjithëve lidhur me këto masa që janë marrë nga niveli qendror me qëllim të parandalimit të përhapjes së sëmundjeve ngjitëse si COVID-19. Ai potencoi se kjo komunë përmes Zyrës për Informim do të mbaj qytetarët e informuar lidhur me të drejtat e tyre për qarkullim. Përndryshe Ministria e Shëndetësisë ajo e Bujqësisë por edhe Administrata Tatimore e Kosovës kanë publikuar njoftimet për të drejtat dhe mënyrat e qarkullimit dhe dokumentet me të cilën duhet të pajisën ata. Gjatë këtij takimi është folur edhe për vazhdimin e sigurimit dhe shpërndarjes së pakove higjienike dhe ushqimore për qytetarët me gjendje të renduar financiare. Përndryshe deri me tani në komunën e Vitisë 20 qytetarë janë infektuar me virusin COVID-19 ndërkaq 3 prej tyre janë shëruar.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.P.K

Komuna e Deçanit ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë PMN Sh.PK. “Nënshkruam kontratën me kompaninë …