Me rastin e Festës së Kurban Bajramit, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar sot Këshillin e Bashkësisë Islame të Kosovës në Viti. Me këtë rast ai ju ka uruar klerikëve fetar këtë festë dhe të gjithë besimtarëve myslimanë. Kryetari Haliti potencoi se festat si Kurban Bajrami janë simbol i sakrificës por edhe të dashurisë dhe respektit ndaj njëri tjetrit.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
