Kryetari Haliti ka nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për realizimin e projektit “Iniciativat testuese për investimet e njësive të banimit në efiçiencën e energjisë”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe Marko Kosir, udhëheqës i Ekipit në kuadër të projektit “Subvencionet për Efiçiencë të Energjisë në Kosovë” (SEEK) kanë nënshkruar memorandumin e mirëkuptimit për realizimin e projektit “Iniciativat testuese për investimet e njësive të banimit në efiçiencën e energjisë”. Ky projekt zbatohet sipas Programit të Pragut për Kosovën të financuar nga Fondacioni i Mileniumit i Kosovës (MFK) nëpërmjet MCC-së për Kosovën dhe financohet me qëllim të mbështetjes së komunave të Kosovës në zbatimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe të burimeve të ripërtërishme të energjisë në sektorin e banimit me fokus në Rinovimet për Efiçiencë në Njësitë e Banimit dhe në Rinovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Shumë-Banesore. Sipas këtij memorandumi Komuna e Vitisë, do të angazhohet në ndërmarrjen e hapave proaktivë për integrimin dhe forcimin e strukturave organizative të përshtatshme për përmirësimin e masave të efiçiencës së energjisë dhe burimeve të ripërtërishme të energjisë në sektorin e banimit me fokus në Rinovimet për Efiçiencë në Njësitë e Banimit dhe në Rinovimet për Efiçiencë në Ndërtesa Shumë-Banesore. Ndërkaq me qëllim të arritjes së objektivave dhe zbatimin e aktiviteteve të planifikuara të Projektit, ekipi konsultues i Projektit do të përbëhet nga GFA Consulting Group dhe HPC AG të cilat sipas këtij memorandumi do të realizojnë aktivitetet teknike të Projektit në përputhje me standardet më të larta profesionale. Gjithmonë sipas këtij memorandumi zbatimi i projektit do të zgjasë deri në shtator të vitit 2021.

Kontrolloni gjithashtu

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt

Filloi edhe një projekt i ri rrugor në komunën e Skenderajt, shumë i rëndësishëm për …