Kryetari Haliti ka pritur në takim Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti i shoqëruar nga Zyrtari për Rini dhe Sport, Emrush Azemi kanë pritur në takim Klubin e Gjimnastikës “Halil Alidema”-Viti, në krye me kryetarin e këtij klubi, Hazir Alidema. Me këtë rast kryetari Haliti është njohur për së afërmi me sukseset të cilat i ka arritur ky klub në garat e ndryshme të gjimnastikës. I pari i kësaj komune, u shpreh i lumtur me të arriturat e këtij klubi dhe potencoi se Komuna e Vitisë, do të vazhdoj të mbështes klube të suksesshëm siç është Klubi i Gjimnastikës “Halil Alidema”. Kurse përfaqësuesi i këtij Klubi, tha se pa mbështetjen e komunës së Vitisë, konkretisht të kryetarit Sokol Haliti ky klub nuk do kishte mundur të arrijë këto suksese. Ai megjithatë e njoftoj atë me kushtet në të cilën zhvillohen ushtrimet. E kreu i kësaj komune e njoftoj se në Viti janë duke u shtuar vazhdimisht hapësirat për të zhvilluar disiplinat e ndryshme sportive duke përmendur edhe ndërtimin e Palestrës së Sportit në Drobesh të Vitisë. Megjithatë ai tha se kjo komunë do të vazhdoj të mbështesë këtë klub edhe në të ardhmen pasi që më të vërtetë anëtarët e këtij klubi e meritojnë atë me sukseset e dëshmuara në garat e ndryshme të gjimnastikës.

Kontrolloni gjithashtu

Nënshkruhet Memorandum i Mirëkuptimit në mes të Komunës së Vitisë dhe organizatës “CNVP”

Sot, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur në takim Xhevat Lushin – …