Kryetari Haliti ka vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare

Kryetari i Komunës së Vitisë Sokol Haliti, i shoqëruar edhe nga Kryesuesi i Kuvendit Komunal Naim Pira, kanë vizituar Qendrën Kryesore të Mjekësisë Familjare në Viti, ku kanë takuar udhëheqjen e kësaj qendre, si dhe punëtorët shëndetësor të emergjencës në Viti dhe shërbimin e kujdestarisë në Pozheran. Në këtë takim, është biseduar për të arriturat, sfidat dhe kërkesat e punëtorëve shëndetësor. Kryertari Haliti i përgëzoi për punën që po bëjnë ekipet emergjente, sidomos në teren, ku ekipet po ju ofrojnë qytetarëve shërbime në çdo kohë, sidomos atyre në kujdes paliativ. Gjithashtu, ai u zotua se përkrahja institucionale ndaj shëndetësisë nuk do të mungoj dhe do të jetë prioritet i qeverisë komunale, duke vlerësuar mirëqenien e punëtorëve shëndetësor, por duke rritur edhe cilësinë e shërbimeve shëndetësore.

Kontrolloni gjithashtu

U mbajt takimi përmbyllës i dëgjimeve buxhetore publike për hartimin e buxhetit komunal për vitin 2027.

Në sallën e Kuvendit Komunal të Skenderajt, të premtën me 4 shtator 2026 u mbajt …