leoni

Kryetari Haliti mbajti një takim në interes të sigurisë publike

Me qëllim të koordinimit të gjithë mekanizmave në raste të ndryshme emergjente por edhe të parandalimit të zjarreve, vërshimeve, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka thirrur të hënën një takim të përbashkët. Në këtë takim morën pjesë përfaqësues nga Policia e Kosovës, Stacioni në Viti, në krye me komandantin Afrim Halili por edhe përfaqësues të Njësisë së Zjarrfikësve dhe Shpëtimit, DSHPE- së, Inspekcionit, Pylltarisë etj. Kryetari Haliti tha se duhet të punojmë bashkërisht për sigurinë publike duke u koordinuar të gjitha mekanizmat në këtë drejtim. Gjithashtu u fol dhe për përditësimin e dokumenteve që kanë të bëjnë me vlerësimin e rreziqeve apo të rasteve emergjente.

Kontrolloni gjithashtu

Nesër më 23 tetor promovohet libri “Në emër të gjakut” të autorit Ahmet Prençi

Komuna e Deçanit nën përkujdesjen e kryetarit, z. Bashkim Ramosaj ju fton të merrni pjesë …