Brickos

Kryetari Haliti mirëpret heqjen e Vitisë nga karantina

Qeveria në detyrë e Republikës së Kosovës, ka miratuar kërkesën e kryetarit të Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, për shfuqizimin e vendimit për ndalimin e hyrje-daljeve nga kjo komunë. Ai e mirëpret këtë vendim, pasi Vitia si vatër e parë e infektimit me koronavirus në Kosovë edhe është goditur më së shumti. Sipas tij, vendosja e gjithë territorit të Komunës së Vitisë në karantinë, pa e mbështetur me masa përcjellëse, ka qenë e vështirë dhe barrë për institucionet komunale dhe mekanizmat tjerë që janë marrë me menaxhimin e situatës. Sidoqoftë ai ndihet i lehtësuar që gjendja me gripin pandemik është në përmirësim e sipër dhe Vitia tashmë ka 20 të shëruar. Mirëpo, kryetari Haliti kërkon nga qytetarët që të vazhdojnë të shmangin daljet e panevojshme, pasi rrethanat e reja nuk duhet të shërbejnë për relaksim, por duhet akoma vëmendje, sepse rreziku nuk ka kaluar plotësisht. Qeveria në detyrë ka marrë vendim sot për daljen nga karantina edhe për Klinën dhe Malishevën. Këto masa lehtësuese vijnë pas uljes së numrit të të prekurve me Covid-19, derisa ka rritje të numrit të të shëruarve. Megjithatë, lirimi nga masat e plota do të jetë gradual dhe në disa faza.

Kontrolloni gjithashtu

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor Komunal të Arsmit 2024 – 2027

Drejtoria Komunale e Arsimit në Deçan ka filluar me procesin e hartimit të Planit Zhvillimor …