Kryetari Haliti në Tiranë takohet me personalitet e larta të shtetit Shqiptar

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti po qëndron për vizitë në Tiranë të Shqipërisë. Gjatë kësaj vizite ai është takuar me personalitetet e ndryshme të shtetit shqiptar si me ish Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani i cili gjithashtu është qytetar nderi i Komunës së Vitisë. Kryetari Haliti është takuar edhe me ish personalitetet e tjera të cilët kanë pasur funksione të larta në Institucionet e Republikës së Shqipërisë e ndër ta është edhe ish ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Jemin Gjana. Bëhet me dije se me këtë rast Kryetari Haliti i ka njoftuar ata me zhvillimet e gjithëmbarshme të komunës së Vitisë dhe mundësitë të cilat ka kjo komunë për zhvillimin ekonomik në sektor të ndryshme e në veçanti në atë ë bujqësisë.

Kontrolloni gjithashtu

Komiteti për Politikë dhe Financa ka mbajtur mbledhjen e rregullt

Këtë të mërkurë Kryesuesi i Kuvendit të Komunës së Ferizajt Xhavit Zariqi, ka mbajtur mbledhjën …