Kryetari Haliti nga Pozherani kërkon nga niveli qendror që të përfundoet sa më shpejt objekti i ri shkollor

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka vizituar Pozheranin, konkretisht vendin ku akoma nuk kanë përfunduar punimet në ndërtimin e objektit të ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema”.  Ai tha se është shqetësuese që niveli qendror nuk i ka dhënë prioritet këtij projekti, pasi që banorët e kësaj ane po presim me padurim që punimet në këtë shkollë të përfundojnë sa më parë. Kryetari Haliti shprehu edhe shqetësimin e tij që përkundër që 1 shtatori është afruar ky projekt duket se nuk do të jetë gati që ti hap dyert për nxënësit e Pozheranit me rrethinë. Ai ju bëri thirrje nivelit qendror që në kuadër të kompetencave ligjore, të bëjë çmos që objekti i ri shkollorë të përfundoj sa më parë duke potencuar se më këtë duhet të përfundoj edhe stërzgjatja e punimeve në objektin e ri të shkollës fillore të mesme të ulët “Halil Alidema” në Pozheran. Ai tha se këtë shqetësim e ndanë së bashku me prindërit, nxënësit, personelit arsimor dhe të gjithë qytetarëve të kësaj ane duke kërkuar që të rritet dinamika e punimeve dhe që objekti të përfundojë sa më parë e të jetë gati për 1 shtator. Ilir Zuka, koordinator i Pozheranit duke shprehur shqetësimin e qytetarëve të kësaj ane tha se nxënësit fillimisht mësimin e kanë zhvilluar në 5 ndërrime tani në 4 dhe kështu po vazhdon me vite të dëmtohet procesi i arsimit.

No photo description available.

May be an image of buildings and window

Kontrolloni gjithashtu

Institucionet komunale të Skenderajt me homazhe përkujtuan heroin, Malush Ahmeti

Në nderim të rënies heroike të komandantit Malush Ahmeti, 26 vjetë më parë, kryetari i …