Në kuadër të ditëve të Mërgatës, kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur të mërkurën në takim mërgimtarë vitias që po qëndrojnë për pushime në Kosovë. Gjatë këtij takimi ai para tyre ka folur për kontributin e bashkatdhetarëve që kanë dhënë dhe po japin për vendin duke e çmuar lartë atë. Megjithatë kryetari Haliti, në këtë takim ka folur dhe nderuar me mirënjohje të posaçme veprimtarin e çështjes kombëtare në ShBA, z. Agim Rexhaj.
Kryetari Haliti e cilësoj z. Rexhaj, një veprimtar i madh i çështjes kombëtare. “Të nderuar të pranishëm z. Agim Rexhaj është një veprimtar i madh i çështjes kombëtare. Angazhimi politik dhe kontributi i tij atdhetar është i jashtëzakonshëm dhe shumë dimensional. Në një takim të tillë solemn është e pamundur të përshkruhen dhe numërohen të gjitha angazhimet dhe aktivitetet e tij, por më lejoni që të bëje një prezantim të shkurtër të veprimtarisë së tij”, tha kryetari Haliti duke përmendur disa nga punët dhe kontributet që ka dhënë ai si Shqiptar i Amerikës për vendin në periudhat e ndryshme historike.

Radio Kosova e Lirë Radio-Kosova e Lirë, Radio e luftës çlirimtare, paqes dhe bashkimit kombëtar, Zëri i lirisë, besnikja e pavarësisë dhe e bashkimit të shqiptarëve.
