Kryetari Haliti: Po vazhdojmë me përkushtim maksimal që të menaxhojmë situatën të krijuar nga COVID-19

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka mbajtur sot një takim me Komitetin Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim por edhe me disa anëtarë të Qendrës Operative Emergjente Komunale. Gjatë këtij takimi është biseduar rreth gjendjes së krijuar në komunën e Vitisë pas pandemisë COVID-19. Me këtë rast Kryetari Haliti theksoj se në këtë komunë nga gjithsej 7 qytetarë të cilët kanë qenë të prekur me koronaviurs 3 prej tyre janë shëruar në mesin e tyre edhe pacienti zero i cili kishte ardhur në Stubëll prej Italisë ku edhe ishte infektuar me këtë virus. Kreu i kësaj komune potencoi se institucionet komunale të Vitisë po vazhdojnë të marrin masat e nevojshme për kalimin e kësaj situate dhe shtoj se sot pritet të vazhdoj dezinfektimi por në Pozheran dhe atë në shkollën, QMF-në dhe disa objekte të tjera të këtij lokaliteti. Megjithatë Kryetari Haliti potencoi se për shkak të situatës së krijuar nga pandemia shumë familje të kësaj komune kanë nevojë për ndihma të cilët falë donatorëve të shumtë po sigurohen për familjet me gjendje të renduar financiare. Ai potencoi se pas raundit të tretë të ndihmave do të vazhdohet edhe në raundin e katër me ndihma ushqimore për qytetarët e kësaj komune. Kryetari Haliti falënderoj të gjithë donatoret që në këtë kohë po ju dalin në ndihmë familjeve në nevojë duke thënë se ai dhe të gjithë qytetarët e kësaj komune ju janë mirënjohës atyre.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga skema praktike në punë

Sot, kryetari i komunës së Rahovecit z. Smajl Latifi nënshkroi kontratat me tre praktikantë nga …