Kryetari Haliti pranoj një mirënjohje nga  Shoqata Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan për avancimin e të drejtave e të verbërve

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ka pritur  sot në takim Kryetarin e Shoqatës  Ndërkomunale e të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu. Gjatë këtij takimi kryetari i kësaj shoqate i ka dorëzuar kryetarit Haliti një mirënjohje për kontributin e Komunës së Vitisë në organizimin e aktiviteteve  dhe avancimit të drejtave të verbërve. Gjatë këtij takimi është folur edhe për vazhdimin e bashkëpunimit të kësaj shoqate me komunën e Vitisë  dhe atë në të mirën e këtij komiteti. Me këtë rast Kryetari Haliti theksoj se Komuna e Vitisë edhe pse ka një buxhet të kufizuar vazhdimisht po bënë përpjekje të ju dal në ndihmë të gjithë kategorive të qytetarëve përfshirë këtu edhe komunitetin e të verbërve. Ai falënderoj ata për këtë mirënjohje dhe u zotua se do të shikoj të gjitha mundësitë që të jetë sa më afër të gjithë qytetarëve që kanë nevojë.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Haliti mbajti takim me mekanizmat relevant rreth parandalimit të përhapjes së zjarreve

Sot në Viti, me nismën e kryetarit të komunës së Vitisë, Sokol Haliti është mbajtur …