Kryetari Haliti priti drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, ka pritur në një takim drejtuesit e Aleancës Kosovare të Biznesit në krye me kryetarin e saj, Agim Shahini. Në këtë takim u bisedua rreth projektit “Zgjerimi i bashkëpunimit Tregtar Ndërkufitar Kosovë-Maqedoni”. Sipas drejtuesve të AKB-së, qëllimi i lansimit të këtij projekti është prezantimi dhe promovimi i objektivave të këtij rrjeti tregtar ndërkufitar 2018-2019 dhe ti bashkoj përfaqësuesit e ndërmarrësve nga Kosova e Maqedonia me synim të përfitimeve reciproke të të dyja palëve. Kryetari Haliti shprehi gatishmërinë për bashkëpunim me Aleancën Kosovare të Biznesit dhe se do të angazhohet që ky bashkëpunim të thellohet edhe më tej.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Ekrem Kastrati bëri homazhe në 27-vjetorin e rënies së dëshmorëve të kombit

Në shënim të 27-vjetorit të rënies heroike të dëshmorëve të kombit, Ibrahim Mazrreku, Kujtim Krasniqi, …