Kryetari Haliti priti në takim bashkatdhetarët vitias, i informoj mbi sukseset e arritura në vitin 2023 dhe ju uroj Vitin e Ri 2024

Kryetari i komunës së Vitisë, Sokol Haliti në prag te përfundimit te këtij viti ka pritur sot në një takim bashkatdhetarët vitias të cilët po qëndrojnë për pushime ne vendlindje. Ne këtë takim i pari i komunës së Vitisë, pos qe i ka njoftuar ata rreth zhvillimeve të gjithëmbarshme të kësaj komune i ka falënderuar edhe për bashkëpunimin e mirë me institucionet komunale te Vitisë, por edhe për ndihmën që ka dhenë dhe po jep mërgata në të mirën e qytetarëve të kësaj komune por edhe të vendit në përgjithësi Ai gjatë këtij takimi i njoftoj ata edhe për planet qe ka qeverisja lokale e Vitisë për vitin ne vijim dhe ju uroj edhe vitin e ri 2024. “Sot ju kam thirrur këtu për të ju informuar për punët që kemi bërë gjate këtij viti që po e lemë pas, për planet që kemi për të t ardhmen si dhe të ju falënderoj për kontributin qe keni dhëne dhe po e jepni në te mirën e vendit. Gjithashtu dua te ju uroj edhe Vitin e Ri 2024” u shpreh kryetari Haliti. Ndërkaq edhe disa nga bashkatdhetarëve e falënderuan kryetarin e komunës  për angazhimin e tij për të mirën e kësaj  komune, duke potencuar se progresi i arritur në Viti është i dukshëm.

May be an image of 16 people

Kontrolloni gjithashtu

Në komunën e Rahovecit mbahet mbledhja e KKSB, e treta për këtë vit

Kryesuesi i mbledhjes, Kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, theksoi se situata e përgjithshme …