Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor kanë pritur në takim z. Leon Clark, ish- Kryetar i Qytetit të Masonit nga Michigani i SHBA-së, tani zv.kryetar. Komuna e Vitisë ka raporte të mira por edhe një binjakëzim zyrtar me Masonin.
Me këtë rast kryetari Haliti, i ka uruar atij mirëseardhje siç tha ai në komunë e tij binjake. Ai po ashtu tha se komuna e Vitisë dhe qyteti i Masonit kanë marrëdhënie shumë të mira mes tyre.
Kryetari Haliti tha se Masoni e kishte ndihmuar më parë edhe Njësinë e Zjarrfikësve dhe Shpëtimit në Viti duke dhuruar një kamion për këtë institucion.
Ai tha se po ashtu ka pasur nderin ta vizitoj këtë vend të njihet me banorët e saj por edhe me punën dhe zhvillimin e këtij vendi në sektorë të ndryshëm duke shkëmbyer përvojat mes tyre. Ai tha se miqësia me Masonin dhe SHBA-në si gardian të demokracisë është e përhershëm. I pari i Vitisë e njoftoj ata edhe rreth projekteve të realizuara në komunën e Vitisë, konkretisht me fondet e Shteteve të Bashkuara të Amerikës por falënderoj edhe pjesëtarët e KFOR-it amerikan që kanë qenë dhe janë në shërbim në Kosovë në veçanti në Viti.
Kurse ish kryetari i Masonit, z. Leon Clark tha se ai në Viti ndihet si në shtëpinë e tij të dytë dhe se komuniteti i tij dhe ai personalisht kanë lidhje të veçanta me Vitinë, duke potencuar se kjo miqësi do të vazhdoj. Ai gjithashtu tha se po punojnë edhe në krijimin e lidhjeve të nxënësve të qytetit të Masonit me ata vitias. Në fund të këtij takimi kryetari Haliti i ndau një mirënjohje ish homologut të tij amerikan për bashkëpunimin që kanë mes tyre këto dy komuna.