Kryetari Haliti priti në takim Ministrin e Arsimit, Ramë Likaj dhe kryetaren e komisionit parlamentar për arsim, Bunjaku Rexhepi

ryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti dhe drejtori i Arsimit në Viti, Basri Aliu kanë pritur në takim Ministrin e Arsimit dhe Shkencës, Ramë Likaj, bashkë me kryetaren e Komisionit Parlamentar për Arsim, Valentina Bunjaku Rexhepi. Gjatë këtij takim në veçanti është folur për fillimin e vitit të ri shkollor 2020/2021 konform rekomandimeve të ekspertëve shkaku i pandemisë nga COVID-19 duke ruajtur shëndetin publik. Gjatë këtij takimi kryetari Haliti e njoftoj Ministrin e Arsimit për nevojën që objekti i ri i shkollës fillore të mesme të ulët ” Halil Alidema” në Pozheran të përfundojë sa më parë, pasi që objekti i vjetër nuk plotëson kushtet e sigurisë për mbarëvajtjen të mësimit. Kurse Ministri Likaj, theksoi se ata po shikojnë të gjitha mundësitë për fillimin e vitit të ri shkollor duke potencuar se kjo do të bëhet sipas rekomandimeve të IKSHPK-së duke ruajtur shëndetin publik. Ai bëri me dije se ata do të dalin së shpejti me një vendim përfundimtar për këtë çështje. Gjithashtu Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë, posedon edhe objektin e vjetër të shkollës së Mesme Profesionale “ Jonuz Zejnullahu” në Viti i cili me një rivitalizim të mirëfilltë do të mund të ju shërbej edukimit dhe arsimit duke treguar mbi propozimet e qeverisë Haliti për ri funksionalizmin. Për të bërë këtë sipas tij komunës ju duhet përkrahje financiare nga niveli qendror. Kreu i kësaj komune potencoi se ata kanë punuar shumë në rititalizimin e objekteve shkollore por paraqiti edhe nevojat për mjetet e konkretizimit. Kurse Kryetarja e Komisionit Parlamentar për Arsim, Valentina Bunjaku e përgëzoj kryetarin Haliti, për punën e mirë në fushën e arsimit, në veçanti në kohën e fundit të mbarëvajtjes së mësimit në distancë shkaku i pandemisë. Basri Aliu, Drejtor i Arsimit në Viti, i njoftoj mysafiret mbi parapërgatitjet e kësaj drejtori dhe komunës për fillimin e procesit mësimor por edhe mbi përgatitjet për testet që pritet të mbahen me mjete mbrojtëse.

Kontrolloni gjithashtu

Komuna e Deçanit pranon donacion një maqinë-fshisë nga bashkatdhetarët

Kryetari i komunës së Deçanit, z. Bashkim Ramosaj së bashku me nënkryetarin e komunës, z. …