Kryetari Haliti priti në takim përfaqësues të projektit “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti me bashkëpunëtor ka pritur në takim përfaqësues nga projekti “Planifikimi Hapësinor dhe Menaxhimi i Tokës (2019-2021)” i cili implementohet nga GIZ-i Gjerman. Bëhet me dije se me këtë projekt synohet të përmirësohen kapacitetet në fushën e planifikimit hapësinor dhe të menaxhimit të tokës në nivel lokal dhe kombëtar në Kosovë. Gjithashtu përfaqësuesit e projektit e kanë njoftuar kryetarin Haliti se në kuadër të këtij projekti komunat partnere to të mbështeten në zbatimin e ligjit të planifikimit hapësinor (përgatitjen e planeve zhvillimore komunale dhe hartave zonale), duke përfshirë këtu edhe ngritjen e pjesëmarrjes së grave/vajzave dhe grupeve të margjinalizuara në proceset e planifikimit hapësinor, si dhe rritjen e transparencës dhe llogaridhënies për vendim-marrësit lokal. Ndërkaq Kryetari Haliti tha se Komuna e Vitisë është e gatshëm të bashkëpunoj në këtë projekt me qëllimin më të mirë që të krijohen dokumente të implementueshme në fushën e planifikimit hapësinor por të bëhet edhe menaxhimi sa më i mirë i tokës.

Kontrolloni gjithashtu

Kryetari Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, Bahri Fazliut e Agron Rrahmani

Kryetari i komunës së Rahovecit Smajl Latifi ka kujtuar dëshmorët Ilir  Konushevci, dr. Hazir Malaj, …