Kryetari Haliti priti në takim përfaqësuesit e KF “Vllaznia” nga Pozherani

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Klubit Futbollistik “Vllaznia” të Pozheranit. Ata e uruan kryetarin Haliti për mandatin e ri, duke i shprehur mbështetjen e tyre për punën dhe përgjegjësitë që e presin në katër vitet e ardhshme.

Në shenjë mirënjohjeje dhe respekti, kryetari i klubit, Halit Alidema, i dhuroi kryetarit Haliti fanellën zyrtare të KF “Vllaznia”. Gjatë takimit u vlerësua bashkëpunimi i deritanishëm dhe u theksua gatishmëria për të vazhduar mbështetjen ndaj sportit lokal në projektet e ardhshme.

Kontrolloni gjithashtu

Organizimi “Zjarri i Lirisë” me 9 shtator mbahet në Jezerc

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së Dega në Ferizaj në kuadër të organizimit Zjarri …